Finalja e Europa League do të zhvillohet më datë 26 maj në Gdansk të Polonisë. Manchester United mund të cilësohet i kualifikuar pas triumfit 6-2 në duelin e parë gjysmëfinal ndaj Romës.
Përballja tjetër është ajo mes Villarealit dhe Arsenalit. Ekipi spanjoll fitoi 2-1 në fushën e vet dhe sfida e kthimit që do të luhet të enjten në Londër, do të jetë tepër e fortë dhe e luftuar.
UEFA ka marrë një vendim zyrtar ditën e sotme, duke gëzuar tifozët e skuadrave. Në “Stadion Miejski” do të kenë mundësi të futen 9500 tifozë, ndryshe 25% e kapacitetit të stadiumit. /abcnews.al