Ish futbollisti Ledio Pano thotë se Spanja shkon më moral më të lartë në finalen e madhe të Berlinit, të kampionatit evropian, EURO 2024.
Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Pano u shpreh se ekipi spanjoll ka arritur rezultate pozitive te të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar deri më tani.
Ndërsa për Anglinë, Pano deklaroi se arritja e finales është sukses, teksa “Tre Luanbët” kanë zhvilluar ndeshje të vakta dhe jo spektakolare.
“Është vazhdë e gjithë lojërave që kanë zhvilluar. Besoj se Spanja shkon me moral të lartë, ka marrë rezultate pozitive te të gjitha ndeshjet. Edhe Anglia, është sukses që ka shkuar në finale. Që nga fillimi i këtij evropiani, përqindja më e lartë i jepej Anglisë. Kjo Angli, me ato ndeshje të vakta dhe jo spektakolare, është në finale. Gjatë kësaj kohe, është folur pse Anglia është në këtë gjendje, ka pasur kritika për lojtarët dhe trajnerin. Ka marrë rezultatin dhe kaq. Unë besoj se 20 minuta luajti edhe ndeshjen e fundit me Holandën. Ishte ajo Angli që prisnim të gjithë. Spanja ka luajtur me ekipet më të forta.”, theksoi ai./abcnews.al