Ish futbollisti Ilir Kepa thotë se Ollie Watkins duhet të jetë në vend të Harry Kane te Anglia, në ndeshjen finale të EURO 2024, kundër Spanjës.
Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Jepa u shpreh se Watkins është lojtar më i freskët se Kane, pasi ky i fundit ka luajtuar më shumë minuta në kompeticionet evropiane për klub.
Ndërsa ish futbollisti Haxhi Ballgjini deklaroi se Spanja ka lojtarë që zgjidhin individualisht ndeshjen.
Ilir Kepa: Në kompozicionin e një ekipi ke të bësh me disa kategori lojtarësh. Po të marrësh Kane dhe Mbappe, kanë nevojë për topa të gjatë. Trajnerët i dinë, por në Evropian, aq ndeshje ke. Duhet të bësh me ato lojtarë që ke. Unë, po të jem trajner i Anglisë, fus Watniks në ndeshjen me Spanjën. Spanja të privon nga mbajtja e topit. Shumica e lojtarëve janë të lodhur, nga Champions League, kampionati. Ka lojtarë të freskët, janë shumë më të gatshëm. Shumica e lojtarëve janë të lodhur. Gjendja fizike te Anglia, është më e dobët se te spanjollët.
Haxhi Ballgjini: Ata e mbajnë topin shumë në zotërim. Spanja i zgjidh individualisht. Anglia nuk e ka treguar. Spanja e ka gjetur zgjidhjen, Anglia nuk e ka gjetur./abcnews.al