Finalja e Euro 2020: Holandez arbitri kryesor, ters apo fat për Italinë?

schedule19:44 - 8 Korrik, 2021

schedule 19:44 - 8 Korrik, 2021

Bjorn Kuipers është përzgjedhur nga UEFA si arbitri i finales së Euro 2020. Italia dhe Anglia do të përballen mes tyre për trofeun e madhe të dielën në mbrëmje (11 korrik, 21:00) në “Wembley” të Londrës.

Gjykimi i finales i është besuar arbitrit holandez, i cili do të ketë si ndihmës dy bashkëatdhetarët e tij: Sander van Roekel dhe Erwin Zeinstra. Arbitër i katërt do të jetë spanjolli Del Cerro Grande.

 

Bjorn Kuipers

Kjupers ka arbitruar Italinë në katër ndeshjes, nga të cilat kombëtarja e kaltër numëron një fitore, një barazim dhe dy humbje.

Në dhomën e VAR-it do të ketë gjermanë dhe holandezë (Dankert, kryesori, Van Boekel, Gittelmann dhe Fritz asistentët).

E veçanta është se e vetmja fitore e katër herë kampionëve të botës me 48-vjeçarin arbitër, ka ndodhur përballë Anglisë.

Ishte 15 qershori i vitit 2014, luhej për fazën e grupeve në Botërorin e Brazilit dhe Italia fitonte 2-1 kundër “Tre Luanëve” (Marchisio, Balotelli / Sturridge). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!