Ish-sulmuesi i njohur francez, Louis Saha, ka folur për karrierën e tij si futbollist, trofetë e fituar me Manchester United dhe atë finale të Botërorit 2006. Saha ka fituar dy here Premier League, një herë EFL Cup, një herë Superkupën e Anglisë dhe një herë Champions League me Manchester United.
Ndërsa me Lazion, arriti të fitojë Kupën e Italisë, në sezonin 2012/13. Saha ka fituar edhe më Francën, pasi u shpall kampion Europe me moshën U-18. Ndërsa me kombëtaren A, sulmuesi ishte shumë pranë fitimit të Kupës së Botës, por Italia triumfoi me penallti në atë finale të famshme të 2006-ës.
Zinedine Zidane la skuadrën e tij me 10 futbollistë dhe pikërisht për këtë episod, Saha foli më tepër. “Zidane i kërkoi falje të gjithëve për veprimin e tij në finalen e Botërorit. Gjithsesi, unë nuk isha i habitur aspak me atë që bëri. Zizu ka marrë 10 kartonë të kuq në karrierën e tij, ai ka probleme”./abcnews.al