“Finalet” e sezonit/ Tre javët e fundit, vendimtare për titullin dhe mbijetesën

schedule12:35 - 11 Prill, 2025

schedule 12:35 - 11 Prill, 2025

Kategoria Superiore nis sprintin final drejt fundit të sezonit të rregullt. Përcaktimi katër skuadrave që do të diskutojnë titullin kampion dhe atyre që do të zbresin në një kategori më poshtë mbajnë garën e ndezur, sidomos në fundin e klasifikimit.

Egnatia dhe Dinamo City e kanë siguruar vendin në “final four”, ndërsa Vllaznia është shumë pranë arritjes së këtij objektivi.

Ai që rrezikon më shumë është Partizani. Aktualisht në vendin e katërt, skuadra e kuqe ka vetëm një pikë më shumë se AF Elbasani, ndërsa për Skënder Gegën dhe të besuarit e tij nuk lejohen më hapa fals pas humbjes në derbi.

Kjo e shton më shumë presionin, pasi Partizani e ka ndeshjen e radhës me Egnatian, ndërsa AF Elbasani pret në shtëpinë e tij Bylis.

Çdo gabim mund të jetë fatal në garën e ashpër që bëhet për mbijetesën në fundin e klasifikimit ku nga Skënderbeu I vendit të gjashtë deri te laçi I vendit të fundit diferenca është vetëm katër pikë.

Java e 34 që do të luhet të shtunën mund të vendosë shumë, pasi ka në program dy sfida direkte.

Në Korçë, Skënderbeu do të presë Tiranën, ndërsa në Durrës, Teuta do të luajë kundër Laçit.

Skuadrat fituese do të merrnin një bonus të rëndësishëm në misionin e vëhtirë për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!