Finale në Superiore dhe në të Parën, shtatë betejat e ditës në Shqipëri

schedule08:16 - 27 Qershor, 2020

schedule 08:16 - 27 Qershor, 2020

Superiorja rikthehet sot dhe në fushë zbresin katër ekipe që janë eliminuar në Kupën e Shqipërisë. E gjithë vëmendja do të jetë në përballjen mes Partizanit dhe Laçit. Të kuqtë duan të futen në garë për vendin e tretë dhe fitorja është i vetmi objektiv në sfidën e sotme, që luhet prej orës 17:00 në “Air Albania Stadium”.

Sormani dhe Cungu kanë menduar për formacionet që do të hedhin në fushë dhe te Laçi lajmi i mirë është rikthimi më grupin i sulmuesit Kyrian Nwabueze, i cili mbetet të shihet nëse do të marrë minuta në takimin delikat të ditës së sotme. Mala e Belica janë mungesat e mëdha të Partizanit. Të dy lojtarët janë të dëmtuar.

Takimi tjetër i Superiores luhet në Vlorë dhe bëhet fjalë për një ndeshje formale, duke parë që Flamurtari e Luftëtari kanë rënë matematikisht në Kategorinë e Parë. Gjithsesi ata që do të luajnë do të mundohen të tregojnë vlerat e tyre, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të gjejnë ndonjë ekip që mund të luftojë për lart.

 

Ndeshjet e ditës

KATEGORIA E PARË – Gara për mbijetesë është e hapur dhe sot zhvillohen pesë ndeshje, nga të dyja grupet. Dinamo duhet të mposhtë Tërbunin në shtëpi, kurse Burreli Egnatian, që të jetë i qetë në vazhdim dhe të mos rrezikojë rënien në Kategorinë e Dytë.

Në grupin B Elbasani-Shënkolli është një finale, me lezhjanët që mund të vulosin sot rënien një kategori më poshtë. Turbina rivale e verdhebluve luan gjithashtu në shtëpi dhe pret skuadrën e Ilirisë. Cërrikasve nuk u lejohet hapi fals. Oriku Devolli është takimi tjetër i këtij grupi. /abcnews.al