BUDAPEST- Finalja e UEFA Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal në Puskas Arena ka hyrë në fazën më dramatike, pasi as 120 minutat e lojës nuk kanë mjaftuar për të përcaktuar fituesin.
Koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me rezultatin 1-1, duke e çuar finalen në serinë e penalltive, ku do të vendoset fituesi i trofeut më prestigjioz për klube në Evropë.
Arsenali kaloi i pari në avantazh me golin e Kai Havertz në minutën e 6-të, ndërsa PSG u rikthye në lojë në pjesën e dytë me penalltinë e shndërruar në gol nga Ousmane Dembélé.
Pavarësisht rasteve dhe përpjekjeve nga të dyja skuadrat gjatë kohës shtesë, asnjëra nuk arriti të shënojë golin e fitores, duke e çuar finalen drejt një përfundimi dramatik nga pika e bardhë.
Tashmë e gjithë vëmendja është te penalltitë, ku PSG dhe Arsenalido të luftojnë për trofeun e Champions League.
Formacionet zyrtare:
PSG: Safonov, Dembele, Doue, Hakimi, Kvaratskhelia, Marquinhos, Mendes, Neves, Pacho, Ruiz, Vitinha.
Arsenal: Raya, Gabriel, Havertz, Hincapie, Lewis-Skelly, Mosquera, Odegaard, Rice, Saka, Saliba,Trossard.
Finalja po dhuron spektakël të padiskutueshëm mes dy skuadrave që kanë dominuar sezonin evropian, me PSG-në që synon të mbrojë trofeun dhe Arsenalin që kërkon kurorën e parë në historinë e tij në Champions League/abcnews.al




