Finale dhe beteja delikate, akti i 18 luhet të premten dhe të shtunën

schedule08:17 - 1 Shkurt, 2021

schedule 08:17 - 1 Shkurt, 2021

Mbrëmjen e djeshme u mbyll java e 17 e Kategorisë Superiore. Vllaznia mori një barazim me vlera ndaj Partizanit dhe mundi të ruajë diferencën me dy ndjekësit kryesorë e gjithashtu Tirana e Laçi morën fitore jetike për të mbajtur gjallë objektivat e tyre.

 

Java e 18 do të luhet më datë 5 dhe 6 shkurt. Të premten e ardhshme në orën 18:00 Kukësi pret Kastriotin në “Elbasan Arena”, ndërkohë që Vllaznia dhe Laçi luajnë një duel zjarri në “Loro Boriçi” po në 18:00.

Të shtunën janë programuar të luhen tre përballjet e tjera. Partizani i vendit të dytë shkon në një stadium të vështirë si “Adush Muça” për të sfiduar një kundërshtar të rrezikshëm si Bylisi. Ndeshja luhet në orën 13:45.

 

Ndërkohë në të njëjtën orë Tirana  ka një tjetër ndeshje të lehtë në letër dhe përballet me Skënderbeun e vendit të fundit në vështirësi dhe pa trajner pas largimit të Julian Ahmatajt.

Në 16:45 Teuta pret skuadrën e Apolonisë. Fierakët janë përmirësuar shumë gjatë ndeshjeve të fundit dhe kanë treguar se janë skuadër e vështirë për t’u mundur. Teuta nga ana tjetër vjen me uri të madhe për pikë pas humbjes së djeshme ndaj Laçit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!