“Filxhanët e ngrënshëm”, shpikja e fundit në luftën kundër mbeturinave

schedule18:19 - 23 Shtator, 2021

schedule 18:19 - 23 Shtator, 2021

Klubi i futbollit Manchester City ka provon filxhanë kafeje të ngrënshëm me bazë gruri. Kjo është parë si një zgjidhje inovative kundër mbeturinave plastike. Filxhanët ushqimorë janë shpikur nga kompania Cupffee.

Filxhanët qëndrojnë të freskët për 45 minuta edhe kur mbushen me një pije të nxehtë. Kompania thotë se këto filxhanë janë “përfaqësues i një kategorie krejtësisht të re ushqimore dhe ekologjike.”

Kompania skoceze BioBite ka prodhuar gjithashtu filxhanë të tillë, të cilat thuhet se janë të papërshkrueshëm nga uji deri në 12 orë pasi të jetë e mbushur me pije të nxehta.

Nëse kanë sukses, do t’i japin një zgjidhje për një problem të madh: rreth 2.5 miliardë filxhanë kafeje përdoren në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit – shumica e të cilave nuk riciklohen. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!