Filmi i fundit i Kevin Spacey arkëton vetëm 126 dollarë

schedule22:44 - 19 Gusht, 2018

schedule 22:44 - 19 Gusht, 2018

Kevin Spacey, aktori i denoncuar për skandale seksuale, mund ta mbyllë karrierën e tij në kinematografi. Filmi më i fundit, në të cilin kishte një rol të vogël, rezultoi një dështim spektakolar pasi arkëtoi vetëm 126 dollarë.

Skandalet seksuale, që i ndërprenë karrierën, duket se vazhdojnë të peshojnë mbi Kevin Spacey, ish protagonisti i serialit politik amerikan “House of Cards”. Filmi i tij i ri “Billionaire Boys Club”, Klubi i djemve miliarderë, në të cilin Spacey luante një rol të vogël, ka shfaqur premierën të premten në dhjetë kinema amerikane, duke arkëtuar vetëm 126 dollarë.

Sipas kritikëve, ky film mund të jetë akti final për aktorin.Revista amerikane “Entertainment Weekly”, që publikoi shifrën e arkëtimeve, shkruan se ky është një dështim pa precedent për fituesin e cmimit Oscar tashmë me një karrierë në rënie. Aktualisht Spacey nuk po punon me ndonjë project, e duke parë se si sistemi i mbylli dyert dhe mesa duket edhe vetë publiku i ktheu krahët, vështirë se mund të ketë ndonjë project të ri për të.

Pas akuzave për ngacmime seksuale që iu bënë publikisht Spaceyt vitin e kaluar nga aktorë të rinj e aspirant aktorë në SHBA e Mbretërinë e Bashkuar, Netflix e pushoi nga seriali “House of Cards” ku Spacey për pesë sezone rradhazi kishte rolin e protagonistit, politikanit pa skrupuj që arrin deri në krye të Shtëpisë së Bardhë. Më pas, regjisori Ridley Scott, kishte prerë të gjitha skenat ku Spacey kishte interpretuar në filmin e radhës me titull “All the Money in the Ëorld”, duke e zëvendësuar me aktorin Christopher Plummer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!