Filmat me të predispozuar për të fituar çmimin “Oscar”, 2020

schedule14:55 - 23 Nëntor, 2019

schedule 14:55 - 23 Nëntor, 2019

Çmimi Oscar është çmimi më i lakmuar në Hollywood por cilët janë filmat që kanë një shanc për ta rrëmbyer këtë çmim?

Është  ngjarja më e madhe në showbiz, ku shkëlqejnë yjet e Hollywood dhe janë shënuar ngjarjet më të mëdha historike.

Dhe pavarsisht datës se kur do të mbahet ky event që sigurisht pritet të jetë muaj më vonë ,kanë nisur zërat tashmë se cili film do të jetë ai që do të rrëmbejë këtë çmim prestigjoz.

Festivalet e filmave duke përfshirë :Toronto, Venecia, Londra dhe Kana kanë ndihmuar në veçimin e filmave të parë.

Pra, cilët filma dhe aktorë mund të jenë në garë për trofeun më të lakmuar të historisë?

1.Joker

Është  një nga filmat që tërhoqi vëmëndje të madhe dhe sigurisht pati fitime kolosale nga çfarë pritej dhe nga vetë kasti i filmit.

Në festivalin e Venecias ,Joker fitoi çmimin “Golden Lion” ,dhe një ovacion duartrokitjesh prej 8-minutash.

2.A Beautiful Day In The Neighborhood

Bazuar në një artikull të Esquire, aktori Tom Hanks luan rolin e një prezantuesi për fëmijë amerikan ,Fred Rogers.

Do të jetë interesante të shihet se sa mirë përkthehet ky film ndërkombëtarisht, pasi ai është pak i njohur në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky film flet për dashurinë, mirësinë dhe mirëkuptimin .

Pritet të dalë në kinema në 6 dhjetoor 2019.

3.The Irishman

Robert De Nero bashkohet me regjisorin Martin Scorsese për të nëntën herë për të sjellë një film që rezultoi shumë i suksesshëm gjatë shfaqjes në kinema.

Pritet të jete pjesë e platformës Netflix në 26 nëntor 2019.

Bazuar në librin “I Heard You Paint Houses”, ky film na tregon historinë e misterit të pazgjidhur për atë që vrau udhëheqësin e sindikatës Jimmy Hoffa.

4.Judy

Filmi tregon Garland vetëm gjashtë muaj para vdekjes së saj në 1969, ndërsa performon në Talk Of The Town në Londër, na tregon uljet-ngritjet e suksesit të saj.

Ajo këndon në mënyrë mbreslënëse duke interpretuar këngën Somewhere Over the Rainbow.

5.Le Mans ’66 / Ford V Ferrari

 Christian Bale dhe Matt Damon kryesojnë këtë “film automobilistik” , i cili nuk ka një, por dy tituj.

Filmi tregon historinë e miqësisë midis ish shoferit të garave Carroll Shelby (Damon) dhe vrapuesit grindavec Ken Miles (Bale).

Ishte një miqësi qe filloi në garat motorike në vitet 60.

6. JoJo Rabbit

Është një komedi e cila flet për një mik të padukshëm i cili pretendon të jetë Hitleri. Një film, i cili në pamje të parë nuk duket  pretendues për çmim Oscar por që fatit asnjëherë nuk i dihet.

Scarlett Johansson është aktorja kryesore ,me regjisor të filmit :”What We Do In The Shadows” .

Filmi fitoi çmimin : “People’s Choice Award” në festivalin e filmit në Toronto.

Pritet të dali në kinema në janar të vitit të ardhshëm .

7.Marriage Story

Përsëri me Scarlett Johansson në një rol kryesor, por këtë herë përkrah Adam Driver.

Dyshja luajnë rolin e një çifti të martuar , Nicole dhe Charlie, martesa e të cilëve gradualisht shpaloset gjatë rrjedhës së filmit.

Drama e divorcit Kramer Vs Kramer fitoi  pesë çmime Academy, përfshirë fotografinë më të mirë, aktorin më të mirë dhe regjinë më të mirë.

8.Once Upon A Time In Hollywood

Është sigurisht një ndër filmat pretendent shumë i fortë për të fituar Oscar, dhe pse jo Oscari i dytë pëer Leonardo Di Caprio.

Mos të harrojmë që krah aktorit Leonardo luajnë dhe dy aktorë mjaft të suksesshëm si: Brad Pitt dhe Margot Robbie.

3-she mjaft e  fortë për të rrëmbyer çmimin prestigjoz.

9.Avengers: Endgame

Asnjë nga filmat e Marvel Cinematic Universe nuk ka fituar ndonjëherë një çmim Oscar kështu që nëse pjesa përmbyllëse e sagës së Endgame e gjen veten në shancin për të fituar këtë çmim atëhëre do të ishte vërtet fanstastike./abcnews.al

Filma të tjerë që janë pjesë e listës së parë për të fituar çmimin Oscar janë edhe filmat si :

10.Hustlers

11.Cats

12.Downton Abbey

13.Dolemite Is My Name

14.Bombshell

15.The Farewell

16.Little Women

17.The Two Popes

18.The Laundromat /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!