Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali pasi u kapën duke vjedhur. Të dy ata janë të moshës 24 vjeçare dhe janë arrestuar edhe njëherë tjetër në të shkuarën për grabitje.
Kësaj here, dy të rinjtë grabitën dy apartamente në zonën e Livornos aty ku edhe jetonin. Shqiptarët ishin futur brenda ambienteve të banesave dhe nuk ishin vënë re nga pronarët, të cilët në momentet e ngjarjeve kishin qenë brenda. Ata grabitën stoli me vlerë mijëra euro.
Por në ikje ishin vënë re nga disa banorë të cilët lajmëruan policinë. Këta të fundit filluan t’i ndiqnin shqiptarët, të cilët treguan se ata u ngjitën në një mur tri metra të lartë dhe më pas tentuan të arratiseshin nga tarracat e pallateve.
“Filluan të hidheshin nga çatia në çati, derisa u arrestuan në rrugën Fagiano”, tha një oficer i policisë italiane.
Pasi u arrestuan u bë e mundur edhe gjetja e stolive të vjedhura, si dhe po hetohet për të verifikuar nëse dy shqiptarët janë autorë të disa vjedhjeve të tjera në zonë. Identiteti i tyre nuk është bërë publik nga mediat./abcnews.al