Fillon vaksinimi në Korçë, kush e mori e para dozën

schedule10:23 - 27 Shkurt, 2021

schedule 10:23 - 27 Shkurt, 2021

Ka nisur gjatë paradites së sotme procesi i vaksinimit të bluzave të bardha edhe në qytetin e Korçës.

Sipas planit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë, fillimisht do të vaksinohen mjekët dhe infemierët e spitaleve publike dhe më pas do të vijohet me pjesën tjetër të shoqërisë.

Pritet që në fazën e parë të të vaksinohen 150 mjekë dhe infermierë të spitalit të Korçës dhe mjekë të qendrave shëndetësore.

Mësohet se gjithsej do të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha në të gjithë qarkun e Korçës.

Procesi i vaksinimit po kryhet në ndërtesën e Ish-Shtëpisë së Oficerëve, pra vetëm një qendër vaksinimi.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka siguruar për abcnews.al plane nga fillimi i vaksinimit në Korçës, ku e para që ka marrë dozën është infermierja Zyljana Muhaxhiri.

“Sapo e bëra e para vaksinën. Me zor po prisja që ta bëja pasi vaksina është zgjidhja sepse nuk po kishte ndryshim me masat e marra”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!