Fillon procesi i screening në Bruksel, kryenegociatorja Duka: Shqipëria, gati për të filluar negociatat

schedule11:36 - 15 Shtator, 2022

schedule 11:36 - 15 Shtator, 2022

Nga Erisa Zykaj

Delegacionet negociuese nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan sot procesin e ekzaminimit të legjslacionit, të ashtuquajtur “screening” me Komisionin Europian. Michaela Matuella, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian është shprehur, se ky proces përshin qindra eskpertë nga ana e ekzekutivit europian dhe dy vendeve respektive dhe do të jetë shumë intensiv. Kapitulli i parë i ekzaminimit është ai prokurimeve publike (5), që bën pjesë në grupkapitullin e çështjeve themelore.

“Cështja kyçe që kemi në shqyrtim sot gjatë ekzaminimit të prokurimeve publike, është si qeveritë përdorin fondet publike për t’i shërbyer sa më mirë interesave të qytetarëve, që ato të përdoren me ndershmëri dhe transparencë ? ” është shprehur Michaela Matuella, duke shpjeguar se “screening” nuk është vetëm një proces teknik, por i shërben drejpërsëdrejti interesave të qytetarëve të të dyja vendeve. Duke e shtjelluar më tej, Matuella ka shpjeguar, se procesi i ekzaminimit tê legjiclasionit (screening) është gjithashtu i rëndësishëm për bizneset, shoqërinë civile, shoqërinë, që të familjarizohen me legjislacionin europian, pasi ai përfshin çështje konkrete që prekin jetën e tyre të përditshme.

Fokusi i takimit të sotshëm është shpjegimi i avancimit të legjislacionit europian mbi prokurimet publike dhe përputhja aktuale e dy vendeve me standartet europiane. Në vijim, gjatë “screening” bilateral, vendet shpjegojnë, se cili është avancimi i tyre në të dyja fushat.

Ministrja e shtetit Majlinda Duka, që është kryenegociatorja për Shqipërinë është shprehur, se hapja e negociatave për Shqipërinë është një moment historik dhe se Shqipëria është gati për të filluar negociatat.

“Negociatat e anëtarësimit janë të rëndësishme për shtetndërtimin, transferimin e dijes, modernizimin e sistemeve tona, duke përfshirë edhe prokurimet publike. Shqipëria ka bërë shumë progres lidhur me prokurimet publike, është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas raportit të Sigmas. Shumica e direktivave janë përafruar me legjislacionin europian, sistemet janë modernizuar, efikasiteti në punë është rritur, janë zhvilluar kapacitete, por sërish ato duhen forcuar ndjeshëm”.

Kapitulli i prokurimeve publike bën pjesë te grupkapituj që përfshin çështjet themelore (23), drejtësinë, lirinë dhe sigurinë (24), statistikat (18) dhe kontrollin financiar (22). Ky grupkapituj hapet i pari dhe mbyllet i fundit gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!