Fillon numërimi në disa bashki të vendit, dalin rezultatet e para

schedule23:33 - 30 Qershor, 2019

schedule 23:33 - 30 Qershor, 2019

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gazetari i ABC News, Ferdinand Dervishi ka raportuar se pas dorëzimit të kutive të votimit, ka filluar numërimi në shumicën e qendrave të votimit në gjithë vendin.

Ndërkohë, në bashkinë e Pustecit kanë dalë rezultatet e para të numërimit të votave. Në dy kuti që janë numëruar deri më tani, është Pali Kolevski i PS që udhëheq me 525 vota, ndërsa Edmond Temelko, kryetari në detyrë i kësaj bashkie, numëron 213 vota. Numërimi i votave në këtë bashki vijon ende.

Përfundon kutia e parë në Këlcyrë. Kandidati  Klement Ndoni i PS-së ka marrë 100 vota, Shkëlqim Muhaj i BD 1 votë, gjithashtu edhe kandidati i Shpresë për Ndryshim, Hazbi Kasaj ka marrë 1 votë.

Në Tiranë është numëruar kutia e parë, ku Erion Veliaj ka marrë 162 vota ndërsa kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderi 13 vota.

Në Kolonjë Erion Isai i PS-së kryeson me 183 vota, ndaj Fation Feka i BD-së me 9 vota.

Në Belsh kryeson Arif Tafani i PS me 535 vota, ndaj Jashat Elezit i PKSH me 9 vota.

Në Has, kandiati i PS, i cili kandidonte i vetem, nga 4 kuti te hapura, nga 34 ne total, ka marre 344 vota.

Në Konispol, nga një kuti e numeruar, nga 17 ne total, kandidati i vetem i PS, Shuaip Beqiri, ka marre 191 vota.

Në Lushnje, kandidati i PS, Fatos Tushe, i cili garonte i vetem, ka marre 1896 vota, ndersa jane numeruar 12 kuti nga 161 ne total.

Ne Memaliaj, kandidati i PS Gjolek Guci, i cili nuk ka pasur kundershtare, ka marre 975 vota, ndersa deri me tani jane numeruar 8 kuti nga 33 ne total./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!