Në Prishtinë ka nisur takimi i tretë midis grupeve punuese për koordinim të programit midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, dy partive që zunë vendin e parë dhe të dytë për nga numri i votave në zgjedhjet e 6 tetorit.
Në selinë qendrore të LDK-së, ka mbërritur kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani, shefi i shtabit zgjedhor Lutfi Haziri dhe Avdullah Hoti që është pjesë e grupit koordinues.
Hoti së bashku me Lumir Abdixhikun janë pjesë e grupit të ekspertëve të zgjedhur nga LDK-ja, derisa, nga VV janë nënkryetari i partisë, Besnik Bislimi, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.
Në takimin e dytë të mbajtur në VV dy grupet janë koordinuar që të takohen çdo tre ditë. /ABC News Albania 24/7