Fillon gara e pazakontë në Mal të Zi

schedule07:52 - 19 Gusht, 2023

schedule 07:52 - 19 Gusht, 2023

Në etno-fshatin malazez Brezna, i cili ndodhet në mes të Nikshiqit dhe Pluzhinës, filloi gara tradicionale ku pjesëmarrësit garojnë kush do qëndrojë më gjatë i shtrirë.

Në garën e dymbëdhjetë deri më tani, marrin pjesë një numër rekord prej 21 garuesve. Në mesin e pjesëmarrësve është edhe fituesja e vitit 2021, Dubravka Aleksiq nga Podgorica, e cila mban rekordin duke qëndruar shtrirë për 117 orë.

Krahasuar me vitet e kaluara, fondi i çmimeve është rritur dhe garuesi që qëndron i shtrirë më gjatë do të marrë një çmim prej 1 mijë euro. Rregullat janë të tilla që pjesëmarrësve u është ndaluar të ngrihen, por atyre u lejohet gjumi, leximi i librave, ngrënia dhe pirja. Çdo tetë orë, garuesve u lejohet të shkojnë në tualet.

Ky është një konkurs që e bën Malin e Zi unik në Evropë, dhe është veçanërisht interesant për shkak të stereotipit që ekziston për këtë komb, se ata janë dembelë. Pjesmarrësit thonë se përpos çmimit, kanë ardhur të jenë pjesë e garës interesante për të shijuar natyrën dhe për të ikur nga përditshmëria stresuese.

Organizatori i garës dhe pronari i etno-fshatit Brezna, Miço Blagojeviç, në një prononcim për Anadolu tregon se idenë e organizimit të një gare të këtillë e ka pasur 12 vjet më parë, pikërisht për shkak të mitit se malazezët janë dembelë.

“Në këtë mënyrë, e gjithë bota ka dëgjuar për ne. Sot kemi një numër rekord të konkurrentëve”, tha Blagojeviç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!