Fillon festa e “Kryqtarëve”, një 11-metërsh i jep avantazhin Gjeorgjisë

schedule15:49 - 22 Qershor, 2024

schedule 15:49 - 22 Qershor, 2024

Janë padyshim skuadra më e dobët në letër, mirëpo në fushën e blertë, por tregojnë të jenë jashtëzakonisht luftarak, me “Kryqtarët” e Gjeorgjisë, që kanë arritur të marrin avantazhin, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut përballë Republikës Çeke.

Një prekje e topit me dorë, nga Hranac, nuk ka kaluar pa u vënë re nga arbitri kryesor i sfidës, i cili pas rishikimit të aksionit me sistemin VAR akordon një 11-metërsh dhe nga pika e bardhë e penalltisë, Georges Mikautadze nuk gabon, duk e e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!