Ministria e Ekonomisë së Turqisë ka filluar një ankand gjigant të shitjes së mijërave makinave të sekuestruara gjatë vitit të shkuar në vend.
Mediat lokale raportojnë për makina të kapura në dogana apo që i janë sekuestruar grupeve kriminale, të cilat po nxirren në shitje me çmime tepër të lira.
“Ka makina që fillojnë nga 300 euro”, raportojnë mediat turke, ndërsa gjithçka do të bëhet online duke u ftur në faqen “e-ihale” të qeverisë turke.
Markat e makinave janë të ndryshme, duke filluar nga “Mercedes”, “Audi”, “Volksëagen”, etj., ku secili pjesëmarrës mund të japë ofertën e tij pas një regjistrimi në platform dhe depozitimit të një garancie. /abcnews.al