Besimtarët myslimanë filluan sot muajin e Madhërueshëm të Ramazanit, gjatë të cilit ata do të privohen nga e ngrëna dhe aktivitete të tjera të përditshme nga agimi deri në mbrëmje me qëllim adhurimin e Krijuesit në shenjë devotshmërie ndaj urdhrit të tij.
Agjërimin e kanë nisur edhe besimtarët myslimanë në Shqipëri, të cilët tashmë do të kenë një dritare ku edhe të informohen mbi çeljen e iftarit si edhe ngrënien e syfyrit në mëngjes.
Abc News do të transmetojë duke filluar nga sot thirrjen e ezanit në mbrëmje, përmes të cilit sinjalizohen besimtarët qe kanë mbaruar orët e agjërimit dhe tashmë mund të rifillojnë aktivitetin e tyre normal deri rreth orës 03:50 të mëngjesit.
Pas thirrjes së “ezanit” për iftar dhe “syfyr”, programi do të vijojë me transmetimin disa minuta të informacioneve mbi muajin e Ramazanit përmes një rubrike të veçantë.
Kalendari i Ramazanit për vitin 2020