“Fillimisht punova bojaxhi”, violinisti shqiptar tregon jetën në Athinë: Pas 5 muajsh u bëra pjesë e orkestrës greke

schedule10:05 - 5 Qershor, 2024

schedule 10:05 - 5 Qershor, 2024

Violinisti Arben Kdesha është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar në emisionin “Pas Mesnate” jetën mes Athinës dhe Tiranës. Ai ka treguar se në fillim kur emigroi në vendin fqinj, punoi si bojaxhi dhe pas 5 muajsh u bë pjesë e “Orkestrës së Ngjyrave”,

Arbeni tha se u ndesh me paragjykime se është shqiptar, por arti theu barriera.

“Punova në ndërtim goxha kohë dhe sidomos leva me bojë. Isha bojaxhiu më i mirë i lagjes. Ndryshova shtëpitë e grekëve atje.

Ishte një koncidenc e bukur. E nisa me ngjyra, leva shtëpitë dhe pastaj u bëra pjesë e Orkestrës së Ngjyrave. Në atë kohë, në ato muaj dhe qëllimi që ne shkuam disa nga muzikantët këtu, zinxhir, gati-gati nxitëm njëri-tjetrin, emra të ndryshëm. Dinim që ishte krijuar një orkestër jashtëzakonisht e mirë, serioze, me vlera etj, nga një muzikant në Greqi që njihej si ‘babai i muzikës’ dhe ai gjithë konceptin në krijimin e asaj orkestre ishin ngjyrat. E kishte ndërtuar atë orkestrën me kontigjent nga të gjithë vendet që gjendeshin në Greqi në atë periudhë dhe sigurisht grek. Mblodhi të gjithë grekët më të shquar dhe të gjithë të huajt që ai mendonte se kishte informacion, edhe prandaj e quajti ‘orkestra e ngjyrave’.

Kishte vështirësi, probleme dhe paragjykime. Greqia ishte vend fqinj dhe natyrisht marrëdhëniet do të ishin shumë të mira, por nuk ishte përgatitur për të pranuar një kontigjent të një vendi. Jam pak delikate akoma marrëdhëniet edhe sot mes dy vendeve”, tregoi violinisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!