Deputetët e Parlamentit Europian kanë votuar pro marrëveshjes tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, pas Brexit. Ligjvënësit votuan me 660 vota pro, 5 kundër dhe 32 abstenime.
? NOW: The @Europarl_EN has just adopted the Trade and Cooperation Agreement between the EU ?? and the United Kingdom ??.
660 votes in favour, 5 against and 32 abstentions. #Brexit pic.twitter.com/lIFOfE5tqM
— AFET Committee Press (@EP_ForeignAff) April 28, 2021
Kjo i jep fund procesit shumëvjeçar të Brexit dhe hap një epokë të re ku bashkëpunimi të ngushtë midis Brukselit dhe Londrës. Marrëveshja, e cila tashmë është ratifikuar nga Mbretëria e Bashkuar, hyri në fuqi në 31 Dhjetor, 2020, por ka pasur vazhdimisht konflikte të shumta.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e vlerësoi arritjen e marrëveshjes ndërsa Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se kjo shënon një hap të madh në marrëdhëniet mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. /abcnews.al