Ky fillim vere i pazakontë, për shkak të reshjeve dhe motit me temperatura relativisht nën mesataren e të njëjtës periudhe në vite, e gjen liqenin e Fierzës thuajse në kuotën maksimale të tij.
Prurjet prej 270 metër kub ujë ne sekondë, por edhe remonti ne Hec Fierzë, ka ndikuar në përmirësimin e kësaj situate hidrike së cilës i duhet edhe rreth një metër për të kapur kuotën maksimale prej 296 metra mbi nivelin e detit.
Tashmë me këtë rezervë ujore të bollshme, KESH do të sigurojë një prodhim të kënaqshëm energjie nga tre Hecet e kaskadës së Drinit. /abcnews.al/