Një tërmet me magnitudë 7.6 i shkallës Rihter goditi Filipinet. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare, lëkundjet e tokës u ndjen në ishujt Mindanao, teksa kishte një thellësi prej 63 kilometrash.
Sistemi amerikan i paralajmërimit tha se ka rrezik për cunami, pas tërmetit të fuqishëm. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo edhe të plagosur.
Tërmetet janë të shpeshta në Filipine, të shtrirë në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, të cilin Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së e përshkruan si zona më aktive sizmike në botë.