Filipine, shkon në 97 numri i viktimave nga stuhia tropikale “Trami”

schedule08:51 - 28 Tetor, 2024

schedule 08:51 - 28 Tetor, 2024

Është rritur në 97 numri i viktimave si pasojë e fatkeqësive të shkaktuara nga stuhia tropikale “Trami”, e cila goditi Filipinet.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Filipineve (PNA), Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive (NDRRMC) dha një deklaratë në lidhje me efektet e stuhisë “Trami”.

Në deklaratë thuhet se deri më tani kanë humbur jetën 97 persona ndërsa 69 të tjerë janë lënduar 69 si pasojë e reshjeve, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga stuhia tropikale.

Si pasojë e stuhisë 30 persona janë zhdukur ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar. Rreth 44.537 ndërtesa janë dëmtuar ndërsa 6.7 milionë njerëz në të gjithë vendin janë prekur nga stuhia, thuhet më tej.

NDRRMC vlerëson se toka bujqësore dhe infrastruktura gjithashtu pësuan dëme të konsiderueshme nga stuhia.

Më shumë se 7.300 njerëz humbën jetën ndërsa u regjistruan shkatërrime të mëdha për shkak të tajfunit “Haiyan” i cili goditi Filipinet në vitin 2013. Çdo vit mesatarisht 20 stuhi dhe tajfune godasin Filipinet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!