Filipçe: Të lejohet organizimi i dasmave, ndërsa maskat është herët të hiqen

schedule15:27 - 19 Maj, 2021

schedule 15:27 - 19 Maj, 2021

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, këtë të mërkurë ka deklaruar se tashmë mund të lejohet organizimi i ceremonive të martesave.

Ndërkohë sa i përket mbajtjes së maskës ai ka bërë me dije se është akoma herët për ta hequr atë.

“Maskat duhet të mbahen edhe më tej, është herët të hiqen. Objektet hotelerike duhet të vazhdojnë të punojnë vetëm jashtë, ndërsa pas një kohe më të gjatë duhet të lejohen edhe dasmat, por me protokolle në bazë të plotësimit të kapacitetit dhe vetëm në ambiente të jashtme. Eventualisht mund të ndryshohet numri i mysafirëve në një tavolinë”, ka thënë ministry.

Sipas tij, të gjitha protokollet tjera në lidhje me organizimin e ngjarjeve janë adekuat dhe të njëjtit, tha se duhet të vazhdohet të zbatohen.

Megjithatë, Filipçe shpreson që do të vazhdojë trendi i uljes së infektimeve dhe më pas të flitet për lehtësimin e masave./abcnews.al