Filipçe: Lloji britanik i virusit është dominues, është herët t’i heqim maskat

schedule13:38 - 14 Maj, 2021

schedule 13:38 - 14 Maj, 2021

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, këtë të premte ka deklaruar se lloji i virusit britanik vazhdon të jetë dominues dhe më shpejtë i përhapur tek qytetarët.

Ai shtoi se lloji afrikan dhe ai brazilian nuk mund të dominojnë mbi atë britanik.

“Lloji britanik i virusit në vendin tonë është më dominues. Ndërsa lloji afrikan është i pranishëm për shkak të një qytetari tonë i cili është i infektuar me sojin afrikan, ndërsa ka qenë shofer dhe ka udhëtuar në vendet perëndimore. Nga të gjitha analizat dhe njohuritë, shihet se as lloji afrikan dhe ai brazilian nuk mund të dominojnë mbi atë britanik”, ka thënë ministri.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se për shkak të shifrave dhe varianteve të reja në qarkullim është akoma herët që qytetarët t’i heqin maskat edhe nëse të njëjtit kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës anticovid.

Tani për tani jo. Në mbledhjen që do ta mbahet të hënën do të bisedojmë për gjendjen në shtetet tjera dhe do të shohim situatën se si është tek ne. Realisht ne shohim se shumë qytetarët tanë nëpër parqe nuk mbajnë maskë. Mendoj se është herët që t’i heqim maskat. Javën e ardhshme do të flasim për këtë çështje”, tha Filipçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!