Fikaj, “ylli” i ri shqiptar në Greqi, mbrojtësi debutoi te Panathinaikos në moshën 18-vjeçare

schedule11:16 - 8 Janar, 2024

schedule 11:16 - 8 Janar, 2024

Kur ishte fare fëmijë, kuptohet që ëndrrat ishin të ëdha.

Elton Fikaj, fëmija e një emigranti shqiptar me origjinë nga Shkodra, i lindur në Greqi, nisi karrierën e futbollistit në një nga klubet më të mëdhenj në vend, Panathinaikos.

Me “Jeshilët” nga Athina ai u bë i njohur dhe në rrjetin social, Youtubue gjen disa ndeshje ku shqiptari i vogël 9-vjeçar tregonte talentin me driblimet e tij. Me kalimin e viteve, interesimi në klub për të u rrit, derisa ai luajti për ekipet e moshave, ndërsa tani i ka ardhur radha, ekipit të parë. Gjatë fazës përgatitore të verës në Austri, ai u thirr në skuadër nga trajneri Jovanovic, dhe u aktivizua në miqësoren ndaj skuadrës kroate Rogaska, duke qenë titullar e duke luajtur mirë.

Tashmë, me teknikun e ri në stol, Fatih Terim, Eltoni ishte pjesë e Panathinaikosit në ndeshjen e Superligës greke ndaj Panetolikos, fituar 2-1. Në minutën e 90-të, trajneri I shquar turk, e hodhi në fushë shqiptarin, duke I dhënë shansin e parë në jetë.

I lindur në 18 tetor 2005, është 18 vjeç, dy muajsh e 20 ditësh

Mediat greke e vlerësuan debutimin e tij.

Website “Tërfili”, që është I lidhur me Panathiaikosin, shkruajti se Fikaj u bë I 16-ti lojtar më I ri që ka bërë debutimin tek “Jeshilët”.

“Sport FM” komenton se për Panathinaikosin ra në sy jo vetëm fitorja 2-1 ndaj Panetolikosit, por edhe debutimi si profesionist i të riut Fikaj. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur shqiptari i ri firmosi kontratën si profesionist dhe u mor në ekipin e parë nga trajneri Fatih Terim.

Fikaj ka shans të fitojë titullin këtë sezon sepse Panathinaikos kryeson renditjen, me 8 pikë mbi rivalin e madh, Olympiacos.

Ndërkaq, kujtojmë se, pwrsa i pwrket pwrnljeekipet kombëtare shqiptare të moshave, ai ka kaluar disa nivele, nga U15 deri në U19 ku është aktualisht, dhe numëron gjithsej 18 ndeshje e një gol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!