Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Fifi ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”. Edhe pse nuk ka asnjë plan të afërt për martesë, Fifi zbuloi disa nga emrat e këngëtarëve që ka dëshirë t’i këndojnë në dasmë.
“Patjetër që në dasmën time do të ketë këngëtarë të ftuar, kam nja 4-5 që i kam të preferuar dhe i kam spikat që tani. 1 është Labinot Tahiri, 2 është Altin Shira, 3 Artiola Toska, 4 me shumë dashuri Remzije Osmani dhe Flori me çunat.
Do marrim po ashtu Anxhela Peristerin, Valon Shehun nga Kosova, do të marrim Era Rusin do ta bëjmë të madhe fare, por këto janë vetëm disa se do ta bëjmë si tip koncerti.”, tha Fifi.
Ndërkohë, ajo iu përgjigj interesit të fëmijëve që kërkuan të dinin më shumë edhe për marrëdhënien me Flori Mumajesin. “Florin e kam shok sepse është çun flori.“, tha Fifi. /abcnews.al