Këngëtarja e njohur Fifi është dalluar gjithmonë për zërin e veçantë, por jo vetëm. Ajo ka tërhequr vëmendje edhe për stilin e veçantë, pasi deri para pak javësh, Fifi vishej vetëm me të zeza.
E ftuar së fundmi në Prive, Fifi u përgjigj pyetjeve të fansave në rubrikën “Kutia e Pyetjeve”.
Gjatë intervistës, ajo zbuloi se arsyeja pse zgjidhte të zezën është se i mbulonte difektet.
“Jam veshur veç zi se e zeza t’i mbulon difektet. Edhe më pëlqen ngjyra e zezël. Shumë e thjeshtë”, tha Fifi.
Theksojmë që këngëtarja ka pësuar një ndryshim drastik në pamjen e jashtme, pasi ka humbur shumë peshë për një periudhë të shkurtër kohore. /abcnews.al