Fifi viziton Fjolla Morinën dhe ndan videon emocionuese: Jam këtu për ty!

schedule07:23 - 1 Tetor, 2020

schedule 07:23 - 1 Tetor, 2020

Prej disa ditësh Fjolla Morina po qëndron në arrest shtëpie pas caktimit të masës së sigurisë për shkak se u kap me dy pistoleta në kufirin e Shqipërisë. Ndërkohë së fundmi, ka qenë kolegia e saj, Fifi që e ka vizituar këngëtaren në shtëpi.

Fifi ka publikuar në Instagram një video shumë emocionuese, ku shihet Fjolla teksa flet me të bijën e saj të vogël përmes celularit. “Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi.

Kujtojmë që Fjolla u ndalua rreth dy javë më parë në pikën kufitare të Morinës nga policia e Kukësit për shkak se në çantën e saj u gjendën dy armë zjarri. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!