Fifi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këngëtarja nga Kosova në pak kohë arriti të fitojë vëmendjen e të gjithëve, ndërsa numëron disa këngë që janë kthyer menjëherë në hite. Pak ditë më parë, Fifi solli këngën më të fundit që e bëri bashkë me Young Zerkën, e cila gjithashtu u prit mjaft mirë nga publiku.
Mirëpo, këngëtarja paska rezervuar një tjetër surprizë akoma më të madhe për fansat e saj, pasi së shpejti ajo pritet të sjellë dhe një album. Në një postim në Instastory, Fifi bëri me dije se po punon për të sjellë albumin që pritet të publikohet së shpejti. Madje, tregoi edhe një detaj, shumica prej këngëve do të jenë balada.
“Nanushaa! Unë jam t’u punu në albumin tem që po shpresoj shumë me e nxjerrë sa më shpejt. Ju betohem që secila këngë është më e bukur se tjetra, mos me thënë që shumica janë balada alla Filloretshe.”, ka shkruar Fifi.