FIFA merr kërkesën e parë për “Kupën e Botës 2030”, katërshja latine pretendente për organizimin e kampionatit

schedule22:40 - 7 Shkurt, 2023

schedule 22:40 - 7 Shkurt, 2023

Emocionet drithëruese të finales së madhe të Katarit, mes Francës dhe Argjentinës janë ende të freskëta në memorien e futbolldashësve, me Kombëtaren “albiceleste” që arriti të triumfonte mbi francezët.

Radhën tanimë e ka Kupa e Botës 2026, me kompeticionin që do të zhvillohet në periudhën 8 qershor – 3 korrik dhe të shtrihet në 3 shtete, Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e kthyer këtë ediocion të ardhshëm si të fundit të përcaktuar, me FIFA-n që ka nisur të marrë kërkesa për organizimin e eventit më madhështor të futbollit.

Kërkesa e parë ka ardhur nga Argjentina, Paraguaji, Uruguaji dhe Kili, shtete këto që janë bërë bashkë për të krijuar një risi, zhvillimin e një Kupe Bote për herë të parë në 4 shtete të ndryshme.

Gjithashtu, kujtojmë se viti 2030 do të përmbushë plot 100 vjet, që nga edicioni i parë i Kupës së Botës, edicion ky që u zhvilluar në Uruguaj dhe u fitua po nga vendasit me rezultatin 4 me 2 ndaj Argjentinës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!