FIFA dhe UEFA i përjashtuan, Federata Ruse e Futbollit çon çështjen në CAS

schedule17:36 - 3 Mars, 2022

schedule 17:36 - 3 Mars, 2022

Federata Ruse e Futbollit do të apelojë në CAS vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s për përjashtimin e kombëtareve të Rusisë nga garat ndërkombëtare.

Në njoftimin e bërë, thuhet se padia do të jetë e përbashkët kundër FIFA e UEFA dhe do tentohet rikthimi i të gjitha kombëtareve në gara. Veç kësaj thuhet se do të kërkohet edhe kompensim për dëmin.

Federata Ruse e Futbollit do të ngulmojë në një procedurë të përshpejtuar për shqyrtimin e çështjes.

Nëse kjo refuzohet nga UEFA E FIFA, atëherë do kërkohet që vendimet e FIFA dhe UEFA të pezullohen deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga CAS.

Federata Ruse e futbollit është e bindur se FIFA dhe UEFA nuk kanë një bazë ligjore për vendimin e marrë, madje theksojnë se kanë shkelur të drejtën e tyre si anëtarë për të marrë pjesë në garat që organizojnë UEFA E FIFA.

Mes të tjerash theksohet se vendimi për pezullimin nga kualifikueset e Katar 2022 është marrë nën presionin e rivalëve të drejtpërdrejtë në play-off. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!