FIFA, denoncim historik/ “Qeveria botërore” e futbollit akuzohet për kalendarin

schedule12:43 - 17 Tetor, 2024

schedule 12:43 - 17 Tetor, 2024

Do të ketë një gjyq tjetër, ndonëse jo si ai ndaj Blaterit. FIFA është sërish në telashe, edhe pse akuzat duken më të lehta sesa ato ndaj ish-presidentit, që kishin të bënin me korrupsionin.

Disa liga dhe sindikata të lojtarëve profesionistë do të shkojnë në gjykatën europiane në Bruksel, pasi e kanë denoncuar “qeverinë e futbollit në planet” për shkelje të rënda.

Dega europiane e sindikatës së futbollistëve profeisonistë, FIFPRO, dhe një grup prej 33 ligash kombëtare europiane e akuzojnë FIFA-n se nuk është konsultuar me ta, si palë interesi, në përpilimin e kalendarëve gjithnjë e më të ngjeshur.

Shtimi i numrit të ndeshjeve, nga institucioni me president Xhani Infantinon, është bërë për përfitime financiare.

FIFA ka vendosur të ndryshojë formatin e Kupës së Botës për klubet, tashmë me pjesëmarrje të 32 ekipeve, 12 prej të cilave nga Europa.

Gjithashtu, Botërori i ekipeve kombëtare në 2026 do të ketë 48 ekipe, nga 32 që janë sot.

Sindikatat e futbollistëve dhe ligat janë të shqetësuar për ndikimin megativ që ky shtim i ndeshjeve do të ketë në shëndetin e lojtarëve.

Pak javë më parë, FIFA humbi gjyq në Luksemburg lidhur me disa praktika të transferimeve, që sipas vendimit shkelin ligjet e Bashkimit Europian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!