FIFA “aksion” në Brazil, plot 11 lojtarë të dënuar për baste

schedule14:53 - 12 Shtator, 2023

schedule 14:53 - 12 Shtator, 2023

FIFA po godet 11 protagonistë të një episodi bastesh futbolli që po ndez Brazilin.

Ndëshkimi i rëndë ka mbërritur nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë Sportive në lidhje me një operacion special të kryer nga Prokurori Publik i Goias, i cili përfshinte disa ndeshje të kampionateve të kategorisë së parë dhe të të dytë të Brazilit.

Të 11 lojtarët e pezulluar janë : Eduardo Bayermann, Ygor Catatau, Matheus Gomes, Kevin Lomonaco, Mateusinho, Paulo Miranda, Moraes, Fernando Neto, Andre Queixo, Paulo Sergio, Gabriel Tota.

Dënimet variojnë nga një ndalim 360 ditor deri në 389, 600 dhe 720. Ka nga ata si Catatau dhe Gomes, të cilët përballen me një ndalim të përjetshëm. Bayermann ishte nga larguar nga Brazili për në Turqi, por kontrata e tij me Alanyaspor u ndërpre pas vendimit të FIFA-s./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!