FIFA 22 heq nga loja ekipet dhe kombëtaren ruse

schedule20:24 - 2 Mars, 2022

schedule 20:24 - 2 Mars, 2022

Loja e famshme FIFA 22 ka vendosur në shenjë solidariteti për Ukrainën, të fshijë nga loja e tyre ekipet ruse dhe kombëtaren e Rusisë.

Në deklaratën zyrtare thuhet: “EA Sports, në solidaritet me popullin ukrainas dhe si shumë të tjerë në mbarë botën, bën thirrje për paqe dhe fundin e pushtimit të Ukrainës.

Në përputhje me partnerët tanë FIFA dhe UEFA, EA Sports ka filluar procesin për heqjen e kombëtares ruse dhe të gjitha klubeve ruse nga produktet e EA Sports, duke përfshirë FIFA 22, FIFA Mobile dhe FIFA Online.

Ne po vlerësojmë gjithashtu ndryshimet në fusha të tjera të lojës. Ne do ta mbajmë komunitetin të përditësuar për çdo veprim të ndërmarrë dhe falenderojmë lojtarët për durimin e tyre derisa punojmë për këto përditësime”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!