Fierza në kapacitetin maksimal/ Rritet prodhimi i energjisë, në 6 muajt e parë u plotësua kërkesa në vend dhe u eksportua

schedule12:09 - 30 Gusht, 2023

schedule 12:09 - 30 Gusht, 2023

Sektori energjitik në Shqipëri ka pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti.Enti Rregullator i energjise raporton se niveli i ujit në kaskadën e Drinit është më i larti i regjistruar në vitet e fundit.Në qershor në Fierzë rezerva ujore është 296.3 metra dhe rezulton 7 metra më shumë se mesatarja historike, si dhe duke tejkaluar edhe maksimalen që është shënuar për këtë muaj, në vitet e fundit.

Niveli maksimal u tejkalua edhe gjatë muajit janar të këtij viti, ndërkohë që përgjatë periudhës 6-mujore, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur energji, duke arkëtuar më shumë të ardhura.Importi i energjisë elektrike shënoi një rënie me 46,5 % ndërsa Eksporti bruto i energjisë elektrike arriti vlerën 786 Gwh duke shënuar një rritje me 89.4 %.

Madje edhe përgjatë periudhës së thatë të verës është vërejtur që blerja e energjisë elektrike është në nivele më të ulëta se vitet e shkuara, duke bërë që sektori energjitik të jetë is tabilizuar dhe të presë më qetë stinën e reshjeve.

Ekspertët parashikojnë që nëse vjeshta do të jetë me rshje atëherë Shqipëria mund të mbyllë vitin si një eksportues neto i energjisë elektrike.Ndërkohë që në bursat ndërkombëtare është vërejtur një rritje e cmimit të energjisë elektrike gjatë muajve të fundit,siguria energjitike mer edhe më tepër vlerë për Shqipërinë.

Ndërkohw pavarësisht përmirësimit të situatës elektorenergjetike në vend, qeveria ka vendosur të mbajë në fuqi emergjencën në furnizimin me energji elektrike. deri në 31 dhjetor 2023.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!