FIER- Qyteti i Fierit apo siç i njohur ndryshe si “kryeqyteti” i socialistëve vazhdon ta thelllojë rezultatin zgjedhor në favor të PS.
Pavarësisht faktit se janë numëruar një pjesë e vogël e qendrave të votimit, kandidati i Partisë Socialiste, Armado Subashi kryeson bindshëm përballë rivalit të “Bashkë Fitojmë” Evdar Kodheli.
Bazuar në të dhënat e gjeneruara nga faqja zyrtare e KQZ-së rezulton se Subashi ka marrë deri tani 4178, kurse Kodheli 941. Bashkia e Fierit ka në total 224 qendra votimi, ndërsa deri tani janë numëruar 30 prej tyre./abcnews.al