Grupimi i Enkelejd Alibeajt zbulon një tjetër emër që do të kandidojë nën siglën e PD në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Bëhet fjalë për tjetër zonjë që do të përfaqësojë demokratët në këtë përballje elektorale. Eriselda Zotaj Çelaj, është propozuar nga strukturat e PD dhe përzgjedhur nga kryesia për të garuar për bashkinë e Fierit.
Kush është Eriselda Zotaj Çelaj?
Eriselda Zotaj Çelaj, ka lindur, dhe jeton në Fier në një familje demokrate, të nderuar dhe me tradita. Eriselda është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.
Ajo ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Departamenti Ekonomik, Dega “Kontabilitet-Finance, Titulli Kontabilist”.
Ajo ka qenë e angazhuar në jetën publike ë Fier, si në aspektin profesional, ashtu dhe atë politik.
Në politikë Eriselda është futur që në moshë të re duke qenë prej vitit 2003 pjesë e Forumit Rinor të PD dhe më pas si anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas, e deri me sot ne pozicionin e Kryetares se Grupseksionit dhe Anëtare e Kryesisë së Degës.