Fieraku vetëvritet me pistoletë brenda në dyqan

schedule15:43 - 22 Korrik, 2021

schedule 15:43 - 22 Korrik, 2021

Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në dyqanin e tij suvenir.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 47-vjeçari të ndarmarrë këtë akt.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 15:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!