Një person është arrestuar në Fier dhe dy ekskavatorë bashkë me një kamion janë sekuestruar. I arrestuari është S. T., 39 vjeç.
Ai është konstatuar në kodrat e fshatit Zharrëz duke gërmuar, gjë që sipas policisë ka sjellë prishjen e strukturës së tokës.
Prej disa javësh policia ka intensifikuar kontrollet për goditjen e krimeve mjedisore./ Abcnews.al