Presidenti Ilir Meta me anë të një konference për mediat u ka bërë thirrje qytetarëve në Fier që të bëhen gati për mbrojtjen e votave më 25 prill. Meta tha se ata duhet të mprehin sfurqet e sëpatat për 25 prillin, nëse preken votat.
“I di Fieri të gjitha historitë e kryebashkiakut dhe rilindasëve të tjerë, e do t’i ndëshkojë me votë plebishitare. Meqë pas dy orësh do iki në Vlorë, Kejdi më bëj një nder, i thuaj z. Ruci, që jo vetëm i hoqën ato banderola, na ka thënë Presidenti që t’i japin edhe ca postera krye rilindasit, se do vij dhe vetë t’ia vë, që të kënaqet ai dhe të shtohet edhe më tej urrejtja për këtë provokator të ndyrë, që kërkon të prishë zgjedhjet ditën e diel. U bëni thirrje gjithë grave e burrave të Fierit e Mallakastrës t’i mprehin sfurqet, kosoret, sëpatat, t’i kenë gati ditën e diel e po u prek një votë e vetme, ashtu do bëjë gjithë Shqipëria, me në krye Presidentin”, tha Meta.
“Po u prek një votë Edi Rama nuk do të gjejë vrimë ku të futet” ka thënë Meta.
Kreu i shtetit u ndal në fund të intervistës tek kryeministri Edi Rama duke thënë se i kishte komunikuar opozitës se nuk ka kandidat më të mirë se Edi Rama për zgjedhje.
“I marri i rilindjes që e çmendi këtë vend. Jam i gatshëm që të vendos unë posterat e Edi Ramës. Ja kam thënë opozitës nuk keni ju kandidat për zgjedhje për kryeministër sesa Edi Rama. Por Edi Rama nuk do të ma dijë për nder.” ka përfunduar kreu i Shtetit. /abcnews.al/