Fierakët s’e lëshojnë tokën për spitalin, Rama i prerë: Urdhri zbatohet, nuk negociojmë

schedule12:47 - 11 Janar, 2021

schedule 12:47 - 11 Janar, 2021

Në konferencën e sotme për fushatën e vaksinës anti-covid, kryeministri Edi Rama komentoi edhe protestën e banorëve të Mbrostarit të cilët kundërshtojnë ndërtimin e spitalit në tokat e tyre bujqësore,  pasi shprehen se nuk kanë burime të tjera për të jetuar.

Kryeministri Rama tha se spitali do të ndërtohet dhe se banorëve nëpërmjet kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi i është komunikuar një marrëveshje për tu njohur me dëmshpërblimin.

Lexo edhe: Rama i vuri syrin, banorët në Fier kundër vendit ku turqit do ndërtojnë spitalin: Mos prekni tokën

Gjithashtu Rama theksoi se spitali është një e mirë publike dhe se sipas tij për këtë vepër nuk mund të negociohet për të kundërtën.

“Janë gjithsej 12 familje. Ai spital do të administrohet nga specialistë turq për një periudhë kohe.

Është e rëndësishme të theksojmë se është spital publik, jo privat. Duhet thënë se shteti ka të drejtë të zgjedhë vendin dhe të shpronësojë për interesat publike. Protestat nuk funksionojnë kur nuk kanë bazë të drejtën me ligj.  Banorëve i them atë që i ka thënë kryetari i Bashkisë , se koha e procedurave të shpronësimit merr një pjesë të mirë të kohës, i është kërkuar mirëkuptimi që të firmosin një marrëveshje.

Ju kemi thënë se në atë territor ku do të ndërtohet spitali çdo pjesë që nuk do të shpronësohet jemi gati t’i japin mundësinë që të ngrenë njësi shërbimi që do t’i shërbejnë spitalit. Ai spital do të jetë rajonal. Ndërkohë ju është thënë që për çdo ditë vonesë nga marrëveshje qeveria do të paguajë dëmshpërblim. Garanci më shumë se kaq nuk mund të japim. Spitali është një e mirë e madhe publik dhe s’mund ta negociojmë për asnjë pronar apo familje”, tha Rama.

Kujtojmë se këtë të hënë banorët kanë protestuar duke kundërshtuar këtë vendim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!