Policia dhe veterinerët kanë hyrë me forcë në kopshtin zoologjik në Fier ku kafshët mbaheshin në kushte të mjerueshme. Ky vendim u mor pas videos së publikuar nga Daily Mail ku një luan dukej i keqtrajtuar. 12 kafshët e egra u transferuan në mjedise të përshtatshme si ato të kopshtit zoologjik të Tiranës.
Pak ditë më parë nga “Safari Park” i Fierit ishin zhvendosur edhe tre luanët. Pas trajtimit në një kopsht zoologjik në Gjermani ata do të dërgohen në Afrikë. Pronarët e “Safari Park” në Fier kundërshtuan veprimet e autoriteteve dhe shoqatave të mbrojtjes së kafshëve duke hedhur poshte çdo akuzë madje edhe videon e publikuar nga prestigjozja Daily Mail. Por bazuar në inspektimet rezultoi se ky kopsht zoologjik nuk përmbush kushtet për të mbajtur kafshë të egra./abcnews.al