Fier, tonalata me peshq ngordhin në rezervuare/ Bashkia: Shkak temperaturat e larta dhe nivelit të ulët të ujit

schedule09:53 - 1 Korrik, 2024

schedule 09:53 - 1 Korrik, 2024

Tonelata me peshq kanë ngordhur në rezervuare në Fier dhe Roskovec, kjo për shkak të temperaturave të larta dhe nivelit të ulët të ujit në rezervuare.

Nga temperaturat e larta, peshku i ngordhur, duke u shpërndarë nga kafshët e egra po shkakton ndotje mjedisore.

“Jemi në dijeni prej 3 ditësh që ka ndodhur ai fenomen, ajo ngjarje në fshatin Petov. Si ky fenomen është edhe në Roskovec, tani atje është specialisti që merret me peshkimin në Ministrinë e Bujqësisës. Kjo ka ndodhur si shkak për temperaturat e larta, dhe nivelit të ulët të ujit në rezervuar. Bashkia Fier nuk ka asnjë detyrim ligjor. Këta që e shfrytëzojnë ujin për peshkimin kanë bërë kontratë me Ministrinë e Bujqësisë. Bashkia nuk ka njohuri. Detyra është e atyre për ta grumbulluar peshkun dhe për ta hequr prej atje. Besoj nesër mbaron, ka nisur. Është detyrë e Ministrisë së Bujqësisë dhe punonjësit e tyre. Ka specialistin e saj në Fier. Deri tani, nuk jemi marrë me penalitete. Nesër ata duhet të mbarojnë”, deklaroi Ferrik Avdia, shef i sektorit veterinar, Bashkia Fier./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!