Fier, të dënuarit e kthejnë burgun në galeri arti

schedule14:00 - 29 Shtator, 2019

schedule 14:00 - 29 Shtator, 2019

Në Fier të dënuarit i kanë shndërruar ambjentet e burgut. Disa prej tyre kanë marrë penelin dhe i gjithë territori i ngjan një galerie të madhe arti. Ndërsa nuk mungojnë ambjentet e gjelbëruara dhe pritëse për familjarët dhe fëmijët e tyre.

Sapo hapet porta kryesore, shfaqet një park i gjelbëruar. Duket si një eķspozitë arti. Piktura murale në çdo fasadë të ndërtesës.

Rrugica impresionuese, pastër dhe me lulishte.

Fragmente Shqipërie, pas të cilave është historia njerëzore e një të dënuari

Në mungesë të lirisë dhe të familjes.

Qytete si Fieri, Vlora, Tepelena.

Heronjtë më potencialë kombëtar; nga Skënderbeu, Nënë Tereaza, Ismail Qemali e deri ngjarje historike si Kongresi i Lushnjës.

Lagje të tëra Shqipërie, nga Lungomare deri tek qendra e Fierit;  nga kullat e Thethit e fragmente nga Maqedonia.

Është institucioni i Ekzekutimit të Dënimeve Penale të Fierit, ose ndryshe “burgu i Fierit”.

Të dënuarve të Fierit mund t’u mungojë liria jashtë hekurave, por jo mundësia për të shfaqur aftësitë dhe talentin.

Pas 20 muajsh në krye të këtij institucioni, Arjan Hasani do ta kthente burgun e Fierit në atë që  partnerët ndërkombëtarë e klasifikuan më të mirin në Shqipëri dhe një ndër më të mirët në Evropë.

Tregon se mësoi rreth të dënuarve dhe zbuloi tek disa prej tyre të bukurën.

Dashurinë për artin dhe dëshirën për t’u shkëputur nga bota e errët e krimit dhe  fajit.

U krijoi mundësitë për t’i shndërruar vitet e dënimit në vite pune. Duket si një qytezë e vogël. Park për fëmijët dhe familjarët e të dënuarve. Bibliotekë, kultet dhe spitali. /ABC news Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!