Fier, rruga drejt Kolaudimit të Automjeteve në gjendje skandaloze

schedule13:37 - 25 Janar, 2019

schedule 13:37 - 25 Janar, 2019

Segmenti që lidh Fierin me Patosin është kthyer në gjendje skandaloze. Bashkia e ka përfshirë këtë rrugë në projektet e saj, por nuk dihet kur do të nisë investimi.

Rruga prej vetëm 500 metrash lidh aksin fier patos me një pjesë të lagjjes 1 maj dhe, qëndrën rajonale të kontrollit fizik e teknik të automjeteve.

Gjëndja e kësaj rruge sa vjen e rëndohet në mungesë të mirëmbajtjes dhe investimeve. Ironikisht kjo rrugë shkakton dëme në automjete përpara se këto t’i nënshtrohen kontrollit teknik e fizik

Megjithë ankesat e shumta të publikut, asnjë reagim nuk ka pasur nga bashkia e fierit për këtë problematikë. Nuk ka afate të qarta se kur do të fillojë rehabilitimi i kësaj rrug. Ajo që dihet është se investimi do të përfshijë jo vetëm asfaltin por edhe infrastrukturën përreth. Deri atëherë gjëndja e rrugës do të vazhdojë të përkeqësohet.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!