Fier, rehabilitimi i qendrës transformon urat mbi Gjanicë

schedule16:52 - 3 Nëntor, 2019

schedule 16:52 - 3 Nëntor, 2019

Rehabilitimi i qendrës në Fier, i ka ndryshuar pamjen edhe urave mbi lumin Gjanica. Por për qytetarët ky transformim ishte i panevojshëm jo vetëm sepse u ka hequr këtyre objekteve simbolikën historike por edhe janë kryer shpenzime të panevojshme.

Problematik për shkak të ndotjes por pjesë e arkitekturës së një qyteti. Gjanica, lumi i vogël që përshkon Fierin ka mbi shtrat dhjetëra ura. 2 me të rejat u shtuan pas rehabilitimit të qendrës se qytetit.

Rindërtimi i qendrës së Fierit, përfshiu edhe urat mbi Gjanicë. Disa për shkak te amortizimit ndërsa të tjera si ish ura me harqe, për një dekor të ri. Ky i fundit mbetet i diskutueshëm te qytetarët, jo për stilin, por për traditën dhe historinë e zhdukur bashkë me pamjen e vjetër të urave.

Përtej debatit për ruajtjen apo rindërtimin e tyre, urat e Fierit mbeten funksionale. Qindra qytetarë dhe automjete kalojnë çdo ditë mbi to, si e vetmja rrugë për të kaluar në anën tjetër të qytetit

Fieri emërtohet nga studiuesit edhe si qyteti i urave. 13 të tilla ndodhen brenda tij ndërsa një tjetër në dalje të qytetit mbi lumin Seman e ashtuquajtura Ura e Mbrostarit. Pamja e dikurshme e tyre tani ndodhet vetëm në fotografi. Ura e parë u ndërtua pranë Kishës së Shën Gjergjit në vitin 1777 nga Kurt Pasha i Beratit.

Fill pas kësaj nisi themelimi i Fierit si qytet tregtar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!